Fifi tregon për “përleshjen” me Ermal Mamaqin

Mediale Vip

Fifi tregon për “përleshjen” me Ermal Mamaqin

Më: 31 janar 2021 Në ora: 10:43
Fifi

Këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, Fifi, si asnjëherë më parë është bërë pjesë e lojës Paintboll.

Nëpërmjet gjuajtjeve tek personazhet e njohur ajo ka zbuluar shumë detaje rreth jetës së saj private si dhe përleshjen që ka patur me Ermal Mamaqin kur ka qenë pjesë e emisionit të tij si këngëtare.

E pyetur se cilit nga personazhet i ka thënë "Ej zogu kujdes me mu lale", ajo ka qëlluar foton e Ermalit duke treguar dhe arsyen.

“Unë kam qenë pjesë e “Xing me Ermalin”, kam qenë këngëtarja e parë e bandës së “Xing me Ermalin”. Edhe e kemi pas një përleshje të vogël dhe në moment që kam menduar unë që po më prek aty ku s’duhet i kam thënë kujdes me mu lali, i kam mbledh senet e kam ec. Jemi në rregull tani me Ermalin”, tregon Fifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat