Publikohet një fotografi e bukur familjare e Ledrit me Sarën dhe vajzën

Mediale Vip

Publikohet një fotografi e bukur familjare e Ledrit me Sarën dhe vajzën

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 09:43
Ledri me familje

Reperi përmes postimeve në rrjete sociale zbuloi se ka shkuar ta vizitoi vajzën, Poem Blu.

Sara bashkë me vajzën janë duke qëndruar në Zvicër.

Partnerja e reperit me familjen e saj qëndron atje, së fundi ka shkuar edhe Ledri i cili ka postuar disa fotografi në Instagram.

Ai ka zgjedhur imazhe duke mbajtur vajzën teksa shihet i lumtur pranë saj, përpos fotove që ai ka publikuar një tjetër më e bukur po qarkullon në Instagram.

Në atë fotografi, shihen Ledri dhe Sara të cilët i kanë kapur dorën njëri-tjetrit dhe Ledri mban Poem Blu në gjoks.

Çifti po shijojnë momentet së bashku duke kaluar kohë në natyrë.

Ndryshe, Ledri dhe Sara tashmë po shihen tejet të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit dhe po shfaqin një kujdes të shtuar për vajzën e tyre.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat