“To All the Boys: Always and Forever” së shpejti në Netflix

Mediale Vip

“To All the Boys: Always and Forever” së shpejti në Netflix

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 11:30
“To All the Boys: Always and Forever”

Platforma Netflix do sjell edhe një film tjetër.

Me regji të Michael Fimognarit, filmi i ardhshëm amerikan i zhanrit komedi dhe romancë, i rikthen në rolet kryesore aktorët, Lana Condor dhe Noah Centineo.

Filmi bazohet në romanet e autores Jenny Han, dhe vjen pas dy filmave të parë dhe mjaft të suksesshëm në arkat filmike, “To All the Boys I’ve Loved Before” dhe “To All the Boys: P.S. I Still Love You”.

Ai e vazhdon historinë e filmit të dy të publikuar në vitin 2020, dhe i sjell dy personazhet kryesore, Lara dhe Peter, duke e planifikuar të ardhmen e tyre së bashku. Ata planifikojnë që të dy të regjistrohen në universitetin “Stanford” dhe ta ndjekin kolegjin si çift. Por si zakonisht, rrjedha e dashurisë së vërtetë nuk shkon kurrë në formë normale, dhe bazuar në trilerin e filmit, çifti shumë i dashur për publikun përballet me disa pengesa të mëdha. Laras i lindë dëshira për t’u zhvendosur në New York City, dhe kështu fillon të dyshojë nëse duhet ta ndjekë të dashurin e saj Peter, në universitetin “Stanford”.

Megjithëse të entuziazmuan ngase filmi do të lansohet se shpejti në Netflix, fansat megjithatë janë të trishtuar për faktin se me këtë vazhdim të tretë, përfundon edhe saga e filmave “To All The Boys” që janë shumë të ndjekur dhe të pëlqyer nga tinejxherët.

“To All the Boys: Always and Forever” do të fillojë së shfaquri në platformën Netflix nga 12 shkurti i këtij viti, në kohë për 14 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat