‘Po erdhi Enxhëll, ikim ne’, kush ndikoi në vendimin e Saimirit?

Mediale Vip

‘Po erdhi Enxhëll, ikim ne’, kush ndikoi në vendimin e Saimirit?

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 07:06
Saimiri

E tensionuar ishte atmosfera në prapaskenë të hënën e kaluar, pas videomesazhit të Enxhëll, e cila i kërkonte Saimirit të rikthehej në spektakël. Sapo nisi “Love Story” mbrëmjen e kësaj të hëne, Alketa i kërkoi Saimirit të jepte vendimin e tij për Enxhëll. Edhe pse ai kërkoi kohë të mendohej, tha se kishte vendosur të respektonte vajzat dhe të mos pranonte që Enxhëll të rikthehej në spektakël.

Po çfarë ndikoi më shumë në këtë vendim?

Alketa u kërkoi vajzave të “Love Story” të tregonin cili ka qenë qëndrimi i tyre ndaj vendimit të Saimirit, çfarë do të bënin ato nëse Saimiri vendoste që Enxhëll të rikthehej përsëri. Shumica prej tyre, në prapaskenë, të revoltuara, ishin të bindura se, nëse Enxhëll do të rikthehej, ato do të veteliminoheshin. Kështu tha Xhesi, e bindur që, nëse Saimiri vendoste që Enxhëll të vinte përsëri, do të thoshte hapur që ndiente dashuri për të, kështu që prania e tyre, në një farë mënyrë, ishte e kotë.

“Unë kam folur pak si tepër për Enxhëllin, e kam dhënë mendimin tim për të, por megjithatë vendimi i takonte Saimirit…” – tha Generda, ndërsa Meri ishte më e prerë në një deklaratë në “Daily Love Story: “Nëse Enxhëll kthehet, unë largohem” – tha ajo dhe këtë deklaratë e përforcoi edhe sot: “Ishte si një bombë…” – tha Meri për vendimin që pritej të hënën e kaluar, por ajo ishte e bindur që, nëse Enxhëll do të rikthehej, atëherë do të thoshte që pjesa tjetër duhet të hapte krahun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat