“Vetëm kur të përmendja Fernandon reagoje”

Mediale Vip

“Vetëm kur të përmendja Fernandon reagoje”

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 17:58
Çiljeta Xhilaga

Babai i Çiljeta Xhilagës humbi jetën ditën e sotme pas një beteje disa ditor me Covid-19.

Ai po trajtohej në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por fatkeqësisht nuk arriti ta fitonte luftën me virusin tinëzar. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar edhe Çiljeta, që ka bërë një postim zemërthyes në rrjete sociale.

Këngëtarja ka postuar në Instagram disa foto të vjetra të babait të saj dhe kujtimet më të bukura që ka me të nga fëmijëria. Çiljeta shkruan se i ndjeri ka qenë një baba shembullor dhe se në jetë nuk i ka munguar asgjë falë kujdesit të tij.

Ajo shton se të paktën bëri realitet ëndrrën e saj më të madhe, që ta bënte gjysh të atin.

Këngëtarja tregon ndër të tjera se i ati reagonte gjatë momenteve të vështira, vetëm kur i përmendte Fernadon, djalin e saj të vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat