Ish-konkurrenti hedh të tjera akuza për Përputhen: Ja për çka i detyruan Anën dhe Shqipen

Mediale Vip

Ish-konkurrenti hedh të tjera akuza për Përputhen: Ja për çka i detyruan Anën dhe Shqipen

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 20:55
Shqipja, Erjon Geca, Ana

Erjon Geca, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, ka qenë ndër të paktët që ka mbështetur teorinë se Tean dhe Andin i ka detyruar produksioni të dalin bashkë si çift nga “Për’puthen”.

Ai ka deklaruar se produksioni ka qenë në dijeni të lidhjes mes Teas dhe Beartit dhe se përmes kontratës dhe shantazhit i ka detyruar personat e përfshirë në këtë histori, që të mos thonë të vërtetën.

Gjithashtu ai ka rrëfyer se zotëron një bisedë telefonike mes një konkurrenti dhe produksionit, ku vihet në dijeni produksioni për gjithçka që po ndodhte jashtë studios dhe se sipas Erjonit, stafi lutej që fotografitë të mos publikoheshin.

Sot ai publikoi dhe një bisedë me opinonistin Arjan Konomi, i cili i kishte treguar se i kanë prerë të gjitha fjalët në emision.

Së fundmi Erjoni i ka dalë kundër edhe Ana Lleshit, ish-konkurrentes së ‘Për’puthen”. Kjo e fundit deklaroi gjatë ditës së sotme se Tea dhe Andi kanë dashur vetë që të ndjekin këtë lojë të pistë dhe se produksioni nuk ka detyruar askënd për asgjë. Mirëpo Erjoni është shprehur në një postim në Instagram se ka qenë pikërisht produksioni i “Për’puthen” ai që ka detyruar Anën dhe Shqipen të largonin nga programi atë dhe Renaton muaj më parë.

Madje ai ka shtuar se vajzat i kanë mbushur sytë me lot kur kanë thënë emrat e tyre, por kjo pjesë është prerë dhe nuk është transmetuar në ekran.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat