Këngëtarja shqiptare: “Më plasën ujërat në mes të plazhit”

Mediale Vip

Këngëtarja shqiptare: “Më plasën ujërat në mes të plazhit”

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 22:16
Bianca

E ftuar në emisionin “Intervista VIP” të Bledi Strakosha ishte këngëtarja Bianca. Duke parë një vajzë aq seksi, me linja trupi gati perfekt, nuk do ta besonit se ajo është një mami.

Bianca, ka një djalë që quhet Michael dhe ardhja e tij në jetë paska qenë një aventurë e vërtetë si nëpër filma.

Pas vizitës me doktorin e saj, pritej që këngëtarja të lindte pas dy javësh. Megjithatë ajo nuk i kishte rezistuar vapës së Tiranës dhe kishte shkuar në plazh.

Por i ndodhi e paimagjinueshmja. “Më plasën ujërat në plazh” – thotë këngëtarja e hitit Knockout teksa tregon me hollësi të gjithë ngjarjen.

Ajo shton se e panikosur i ka dhënë vetë makinës nga Gjiri i Lalëzit deri në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe madje edhe e ka parkuar siç duhet. Një skenë e vërtet filmash e para dy viteve që Bianca e rrëfen kaq ëmbël. Për më tepër mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat