Ana nuk harron lehtë! Thumbon Elvisin në rrjete sociale pasi ai e quajti “vejushë e zezë”

Mediale Vip

Ana nuk harron lehtë! Thumbon Elvisin në rrjete sociale pasi ai e quajti “vejushë e zezë”

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 23:26
Ana, Elvisi

Ditën e sotme në “Për’puthen” u transmetua takimi i Sindit dhe Elvisit. Takimi mes tyre shkoi më së miri dhe këtë gjë e vunë re edhe konkurrentët e tjerë. Mirëpo Ana Kauri vuri re një detaj, që nxiti debate të mëdha në studio, gjatë kohës që transmetohej takimi. Ajo pa se Sindi fliste me Atdheun dhe nuk e kishte fare mendjen tek ajo që po shfaqej në ekran.

Mirëpo Elvisi i doli menjëherë në mbrojtje Sindit dhe Anën e quajti “vejushë e zezë”.

“Vejusha e zezë se marr vesh mirë do t’i prishësh punë vetes, po të tjerëve pse? Je njeri tersli, do të nxjerrësh kudo gjënë negative” i tha Elivisi Anës duke qeshur.

Ndërsa Sindi u shpreh se Ana është bërë xheloze që Elvisi ka zgjedhur së fundmi atë për të dalë, sepse Ana nuk diti ta shfrytëzontë mundësinë si duhet. Mirëpo Ana nuk e ka lënë këtë debat me kaq dhe ka thumbuar Elvisin në rrjete sociale.

Ajo ka bërë një kërkim në “google” për vejushën e zezë dhe ka postuar në Instgaram një nga rezultatet.

“Vejusha e zezë është konsideruar si një nga merimangat më helmuese që ekzistojnë”, thuhet në një shkrim.

Me sa duket Ana po paralajmëron Elvisin që të tregojë kujdes me të, sepse në ndonjë moment mund t’i hedhë helmin e saj, që me siguri atij nuk do i pëlqejë aspak.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat