Ky detaj që na ka shpëtuar nga Andi na bën të dyshojmë se atij i ka rrahur gjithmonë zemra për Melisën

Mediale Vip

Ky detaj që na ka shpëtuar nga Andi na bën të dyshojmë se atij i ka rrahur gjithmonë zemra për Melisën

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 15:12
Melisa, Andi

Pasi në media u bë publik skandali Tea-Beart, me shpejtësi nisën të shpërndaheshin disa foto, që përforconin idenë për një tjetër lidhje të fshehtë brenda “Për’puthen”. Bëhet fjalë për dyshen Andi-Melisa, të cilët prej kohësh përfliten për një lidhje dashurie. Këto ditë në rrjet kanë qarkulluar disa foto në të cilat ata shfaqeshin me të njëjtin kapuç dhe disa detaje të tjera të ngjashme gjatë kohës që kishin bërë video live në Instagram.

Ndërkohë ndjekësit e programit “Për’puthen” kanë nisur të kthehen pas në kohë e të gjejnë detaje që mund të çojnë drejt vërtetimit se mes Melisës dhe Andit ka lindur diçka prej kohësh.

Disa javë më parë Andi ju është përgjigjur disa pyetjeve me spec te “After Party i Luana Vjollcës”, që i ka bërë ndjekësit të dyshojnë se ai na ka dhënë një shenjë që atëherë se zemra i rrihte për Melisën.

Ai u pyet nëse i pëlqejnë më shumë vajzat brune apo bionde dhe Andi u përgjigj prerë: “Kuqe”. Melisa është vajza e vetme që i ka flokët e kuqe në program dhe asokohe ndjekësit u habitën që ai nuk zgjodhi biondet si Tea. Nuk e dimë nëse Andi e ka thënë këtë gjë me shaka, por ndjekësit e programit kanë të drejtë të mendojnë se kjo ka qenë një shenjë nga ana e tij për të treguar se në të vërtetë ishte përputhur me Melisën e jo me Tean.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat