Kur të famshmit pëlqejnë të famshëm!

Mediale Vip

Kur të famshmit pëlqejnë të famshëm!

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 15:49
Britney Spears dhe Brad Pitt

Nëse për shumë prej nesh, pëlqimi në heshtje ndaj dikujt përbën një sekret që duhet ruajtur me çdo kusht, disa të famshëm nuk e patën aspak problem ta shprehin më zë dhe figurë se pas kujt tërhiqeshin.
 

Jake Gyllenhaal dhe Jennifer Aniston

Në vitin 2002, ata do të luanin pranë njëri-tjetrit në filmin “The Good Girl”, por vetëm vite më vonë, Jake Gyllenhaal pranoi se po, pati ndjenja për Jennifer Aniston-in. Në një intervistë për “People”, aktori do të shprehej:

“Si ta them, më pëlqente prej vitesh. Më pati rënë në kokë për të. Të punoja me Jennifer-in nuk ishte e lehtë”.

E pyetur rreth kësaj deklarata, Jennifer do të pëgjigjej:

“Nuk e kuptoj pse duhet ta marrim vesh tani!”

Reese Witherspoon dhe Johnny Depp

Në viti 2021, Reese Witherspoon pranoi se dikur kishte rënë në dashuri me Johnny Depp-in.

“E pëlqeja tmerrësisht shumë. Nuk mendoj se ai e di”, tha artistja, duke shtuar se fotografitë e tij dikur i ngjiste në mur.

Ariana Grande dhe Jim Carrey

Teksa publikoi një fotografi ku thuajse shpërtheu në lot teksa e takoi për herë të parë, Ariana Grande rrëfeu se fiksimi i saj për një kohë shumë të gjatë ka qenë Jim Carrey.

Drake dhe Rihanna

Në VMA 2016, teksa do t’i jepte Rihanna-s trofun e çmimit të fituar, Drake do të pranonte se kishte rënë në dashuri me të që kur ishte 22 vjeç. Po kështu ai tentoi t’i jepte një puthje përgëzimi. Më vonë, Rihanna do të shprehej se ato çaste ishin shumë të sikletshme.

Britney Spears dhe Brad Pitt

Në një intervistë në vitin 2016, Britney Spears u shpreh:

“Pëlqimi im i parë nga të famshmit ka qenë Brad Pitt. Ai me shumë mundësi nuk më shikon në të njëjtën mënyrë. Nuk më intereson, sepse sidoqoftë të paktën mund të ëndërrojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat