Elvana Gjata mori surprizën më të bukur të ditëlindjes nga prindërit e saj!

Mediale Vip

Elvana Gjata mori surprizën më të bukur të ditëlindjes nga prindërit e saj!

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 18:43
Elvana Gjata

Sot këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Elvana Gjata, është vajza e ditëlindjes.

Për të gjithë ata që janë kuriozë të mësojnë moshën e saj, jua tregojmë ne sa vjeç mbushi sot Elvana.

Ajo  ka lindur në 3 shkurt 1987 dhe sot feston 34-vjetorin e lindjes. Pavarësisht se vitet kalojnë ajo vazhdon të mbetet po e njëjta vajzë e bukur dhe plot energji pozitive. Në këtë ditë speciale, Elvana duhet të ketë marrë mesazhe të shumta urimi dhe lule shumëngjyrëshe si dhuratë. Këtë gjë e ka zbuluar vetë këngëtarja përmes një videoje të shkurtër në rrjete sociale.

Mirëpo, ka dhurata e dhurata! Surprizën më të bukur, sot Elvana e mori nga dy prindërit e saj, të cilët i shkuan në derën e shtëpisë me buqeta me lule.

Këto moment Elvana nuk e ka lënë pa e filmuar, ndërsa gjesti i dy prindërve e ka emocionuar shumë. Ajo këndon këngën e ditëlindjes teksa filmon, ndërsa krahas videos shkruan:

“E di që krejt njësoj janë prindërit tanë të shtrenjtë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat