Melisa i largon të gjitha fotografitë e “Përputhen” nga Instagrami

Mediale Vip

Melisa i largon të gjitha fotografitë e “Përputhen” nga Instagrami

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 07:07
Melisa

Melisa dhe Andi, ish-konkurrent i “PërPuthen”, u vunë në qendër të vëmendjes, për shkak të disa fotove që i bënë fansat të dyshojnë se mes tyre mund të kishte diçka.

Shkak u bënë dy foto në fakt, njëra ku Melisa dhe Andi kishin në sfond një divan të njëjtë dhe një tjetër ku kishin të njëjtin kapuç.

Melisa sqaroi dje fotot, ndërsa tha se divani është rastësi, ndërsa kapuçin ja kishte dhënë ajo Andit, por duke mohuar se mes tyre ka diçka.

Ndërkohë, sot ajo ka bërë një veprim të papritur, duke fshirë nga llogaria në Instagram të gjitha foto dhe videot që kishte nga emisioni “PërPuthen”.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij veprimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat