Chrissy Teigen kujton djalin e ndjerë, Jack në atë që do të ishte java e lindjes së tij

Mediale Vip

Chrissy Teigen kujton djalin e ndjerë, Jack në atë që do të ishte java e lindjes së tij

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 09:52
Chrissy Teigen

Chrissy Teigen shënoi javën e lindjes së djalit të saj të ndjerë, Jack, me një mesazh prekës.

Në një postim emocional të ndarë në Twitter, modelja amerikane tha se ishte duke përjetuar ‘një goditje’ në bark përpara një operacioni të planifikuar.

“Jack do të lindte këtë javë, kështu që unë jam pak e tronditur”, ka shkruar ajo. “Unë me të vërtetë ndjej një goditje në bark, nuk është fantazmë”.

Teigen tha se ka planifikuar operacionin e endometriozës për në mëngjes dhe tregoi se së fundmi ka ndjerë si një ‘goditje fëmijësh’.

Në një postim të mëvonshëm, ajo ndau një video të barkut duke lëvizur me sa duket për shkak të ngërçeve. “Unë do të pretendoj se është ai duke thënë përshëndetje – nuk ndalet kurrë”, shtoi modelja.

Image

 

Ylli amerikan dhe prezantuesja televizive ishte shtatzënë me fëmijën e saj të tretë kur u dërgua në spital pas ndërlikimeve të shumta në fund të muajit shtator.

Ajo më pas njoftoi se kishte pësuar një abort spontan, megjithëse ishte një periudhë mjaft e vështirë për të.

Çifti në anën tjetër njoftuan për pritjen e fëmijës së tretë në muajin gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat