Për të gjitha vajzat që ëndërrojnë princër të kaltër, ky ishte propozimi aspak romantik i princ Charles

Mediale Vip

Për të gjitha vajzat që ëndërrojnë princër të kaltër, ky ishte propozimi aspak romantik i princ Charles

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 11:43
Princ Charles dhe Diana

Në 3 shkurt 1981, Diana mori propozimin për martesë nga Princ Charles, në Windsor Castle.

Ai as nuk u ul në gjunjë e as nuk tha ndonjë fjali romantike. Asokohe, princi ishte 32 vjeç ndërsa Diana 19 dhe Charles u sigurua që të mos kishte asgjë romantike tek ai moment. Ky detaj është rikujtuar edhe nga ‘The Crown’, seriali dedikuar jetës së familjes mbretërore.

Diana në një nga intervistat që ka realizuar kur ishte gjallë e ka treguar momentin e propozimit për martesë si një bisedë krejt të zakontë. “Ai më tha: ‘Do martohesh me mua?’ Dhe në fillim mendova se ishte shaka, madje nisa të qesh me të madhe, por ju përgjigja thjesht ‘ok’. Ai më tha më tej: ‘E di që një ditë do bëhesh mbretëreshë?’ Një zë brenda meje më tha që nuk do bëhesha mbretëreshë, por roli im do ishte gjithsesi shumë i vështirë për t’u luajtur.  Më pas Charles më tha që më donte shumë (çfarëdo që fjala dashuri nënkuptonte ai tha që e ndiente për mua).”

Ky rrëfim i Dianës u publikua i regjistruar pas ndarjes së saj nga Princi dhe shkaktoi shumë zhurmë në ato vite.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat