Spekulime tradhtie për Alex Rodriguez me Madison LeCroy, si qëndron e vërteta?

Mediale Vip

Spekulime tradhtie për Alex Rodriguez me Madison LeCroy, si qëndron e vërteta?

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 19:35
Madison LeCroy/ Alex Rodriguez

Madison LeCroy po flet mes spekulimeve se ajo kishte një lidhje me Alex Rodriguez, partneri i Jennifer Lopez.

Pas episodit të së enjtes të serialit të Bravo Reality, kur LeCroy u akuzua nga disa nga shoqet e saj se kishte fjetur me ish-lojtarë të MLB, të martuar, u bënë zëra se njëri nga burrat në fjalë mund të ketë qenë Rodriguez.

Tani, LeCroy po pretendon se ajo dhe lojtari profesionist i bejsbollit kanë komunikuar përmes telefonit, por i mohon që ata të kenë pasur ndonjëherë një marrëdhënie fizike.

Një burim që e njeh Rodriguez, 45 vjeç,thotë për PEOPLE: "Alex nuk e ka takuar kurrë".

Në një intervistë me Page Six të Mërkurën, LeCroy pohoi se dyshja kanë "folur në telefon" - telefona të cilat i quajti 'të pafajshme' - por tha se ata nuk janë takuar kurrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat