Antonela e “Për’puthen” e pranon hapur: Kam kryer ndërhyrje në fytyrë!

Mediale Vip

Antonela e “Për’puthen” e pranon hapur: Kam kryer ndërhyrje në fytyrë!

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 20:21
Antonela Berisha

Të kryesh ndërhyrje në fytyrë për të hequr pasiguritë dhe për t’u ndjerë mirë me veten është diçka e zakonshme. Mirëpo shumë e kanë kompleks ta pranojnë publikisht. Megjithatë njëra nga vajzat në “Për’puthen”, Antonela Berisha, pranoi hapur ditën e sotme se ka kryer ndërhyrje në fytyrë.

Ashtu siç ka të ndodhur me të gjithë konkurrentët e rinj, Antonela ju përgjigj disa pyetje të bëra nga publiku në lidhje me programin dhe jetën e saj. Dikush është interesuar nëse ajo ka bërë operacione plastike dhe Antonela ju përgjigj me sinqeritet.

“Vetëm hundën, para një muaji e kam bërë”, u shpreh vajza nga Shkodra.

Fakti që ajo e pranoi pa pasur komplekse, u mbështet edhe nga Ana Kauri, e cila para disa kohësh vendosi të bënte një ndërhyrje në buzë që të duken më të plota. Kujtojmë se sot Ana ishte në rolin e prezantueses, pasi Bora Zemani është infektuar me Covid-19.

Këtë gjë e bëri të ditur Arjan Konomi, i cili u shpreh se Bora nuk do të jetë e pranishme për disa ditë dhe i uroi shërim të shpejtë. Këtë gjë e konfirmoi edhe vetë moderatorja. Ajo publikoi në Instagram një postim të autores së programit dhe shkroi: “Unë do çmallem çdo ditë duke ju ndjekur në televizor”.

Ndërkohë këto ditë që ajo do të mungojë drejtimin e programit do e marrin të gjitha vajzat konkurrente me radhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat