Dikush i tha Angelës se e dashuron më shumë se burri i saj

Mediale Vip

Dikush i tha Angelës se e dashuron më shumë se burri i saj

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 23:26
Angela Martini

Është e vërtetë që pëlqimi apo adhurimi që kanë ndjekësit ndonjëherë për personazhet e tyre të preferuar e tejkalon normalen, megjithatë ka dhe nga ata që pretendojnë jo vetëm se të duan, por të duan më shumë se bashkëshorti yt.

Të paktën këtë ka shkuar një prej ndjekësve të Angela Martinit në llogarinë e saj, teksa ajo i ka pyetur se çfarë sekretesh do të ndanin me të.

“Të dua më shumë se burri jot”, shkruan një prej ndjekësve, fjalinë e të cilit, Angelina ka zgjedhur ta publikojë me një përgjigje të shkurtër dhe të qartë.

“Kjo është e pamundur”, ishte përgjigjia e prerë dhe e bindur e Angelës, e cila është me fat jo vetëm sepse ka një burrë që e dashuron por mbi të gjitha, sepse ajo nuk ka pikën e dyshimit për këtë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat