Bullizmi ndaj personave publik, flet aktori i ‘Portokalli’: Më thonë “bjeri atij, mos e lër atë”

Mediale Vip

Bullizmi ndaj personave publik, flet aktori i ‘Portokalli’: Më thonë “bjeri atij, mos e lër atë”

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 11:04
Irgen Çela

Aktori i njohur i humorit shqiptar Irgen Çela ka folur për etiketimet që merr nga rolet e tij në skenë dhe reagimet që kanë njerëzit kur e shohin në rrugë.

Në një intervistë për “Wake Up”, Çela u shpreh se ndodh që njerëzit të kenë perceptim nga mënyra se sib ëhen batutat në television.

“Ne rastin e Portokallisë bëhet në kuadrin professional, sidomos rastin kur Kola tallet me gjatësinë e Mirit dhe shumë nga ato batuta i kam menduar edhe vetë si ta tall veten time. Njerëzit duke e dëgjuar, duke iu dukur simpatike thonë si e le atë, bjeri atij, mos e lej atë. Ndonjëherë kanë perceptim më ndryshe se si duhet”, tha Çela.

Ndër të tjera shtoi se nuk është ndjerë asnjëherë i bullizuar nga ana profesionale pasi e kupton kur duhet të tërhiqet.

“Duke i marrë gjërat nga ana profesionale, nëse unë duhet të bëj një rol dhe kriteri është që të jem i gjatë, tërhiqem dhe nuk kam pse ndihem i bullizuar. Duhet ta pranosh veten si je dhe në rast se bëhet një rol fëmije dhe duhet ta bëj unë se jam më i vogël në trup, nuk kam pse ofendohem”, tha Çela.

Sa i përket bullizmit në emisionet e tjera për shkak të roleve që ka pasur, Cela u shpreh se është e pashmangshme, por përpiqet që të bëjë sa më shumë batuta, por pa i kaluar kornizat. Ndërsa në rrugë i ndodh që njerëzit të duan ta marrin hopa apo të ulen në të njëjtën gjatësi me të për të bërë foto dhe në këtë mënyrë bëjnë bullizëm, por pa vetëdije.

 “Dihet që njerëzit do krijojnë identifikimet e veta për aktorë të ndryshëm. Ka raste që unë përpiqem ta shfrytëzoj këtë gjë, bëj autoironi me veten ose bëj batutë duke ia lejuar edhe tjetrit. Duhet të bëhet humor duke mos i kaluar kornizat dhe ia them vetes ‘Bravo, je i madh’.

Ndodh që vijnë të më marrin hopa, jo se e bëjnë me qëllim, por mundohem që ta shmang duke i thënë se mos më marrin hopa”, tha Çela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat