Fifi tha se S4MM u inspirua nga ajo për klipin “Show time”, reagon reperi

Mediale Vip

Fifi tha se S4MM u inspirua nga ajo për klipin “Show time”, reagon reperi

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 18:08
Fifi dhe S4MM

S4MM iu kundërpërgjigj Fifit pasi tha se u inspirua nga ajo.

Aritstët janë vazhdimisht aktiv me projekte të reja muzikore, të cilat jo rrallë rastisin të kenë ngjashmëri me njëri-tjetrin.

Së fundi, ishte Fifi ajo e cila me anë të disa postimeve në Instagram, pretendoi se S4MM dhe Fajt ishin inspiruar nga ajo për këngën “Showtime”.

Kjo ngase një skenë e klipit “Showtime” kishte ngjashmëri me “Limonat” nga Fifi.

“Kom inspiru nder vite e them pa modesti. A bon mem dekoru t’pakten per inspirim”, shkroi ajo në një positm.

Image

Ndërsa, në një tjetër shkruan “Shume klip i njofshem”, teksa ndau disa sekuenca nga “Showtime” e S4MM.

Image

Nuk vonoi dhe S4MM iu përgjigj me ‘ironi’, duke shkruar “Po e pranoj ti je inspirim”, ndërsa Fifi ia ktheu duke i thënë “Mos u nxej n’qaj birinjo, është çfarë është”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat