Flet Kika, pas akuzave për dhunim nga konkurrenti 25-vjeçare

Mediale Vip

Flet Kika, pas akuzave për dhunim nga konkurrenti 25-vjeçare

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 18:46
Kreshnik Hysaj

Kreshnik Hysaj i njohur si Kika i është kundërpërgjigjur akuzave të 25-vjeçarit, Qendrim Pllana për rrahje e tentim-dhunim.

Qëndrim Pllana, që është bërë i njohur nga reality show “Its my love” ka zgjedhur që heshtjen e tij ta thyejë duke folur për një rast që pretendon se i ka ndodhur. Ai është shfaqur në redaksinë në gjendje të rënduar.

Protagonisti që shkoi ta gjejë fatin në një emision, aty nuk e ka gjetur atë për të cilën shkoi, por është përballur me keqtrajtime të ndryshme.

Vizita në Shqipëri që 25-vjeçarit i doli më ndryshe se që e kishte menduar i solli edhe disa probleme shëndetësore. Këto pretendon se i ka marrë nga lëndimet që ia kanë bërë protagonistët e programit.

Në këtë rrëfim, ai akuzon Kreshnik Hysajn, i njohur si Kika, për tentim dhunimi seksual dhe dhunë fizike të ushtruar ndaj tij.

Lidhur me këto pretendime të Pllanës, Kika tha se ai në autostradë është lënë me vet dëshirën e tij.

“Është e vërtetë që ai ka qenë konkurrent i ‘It’s my love’, për arsye se në momentin që del jashtë rregullores së ‘It’s my Love’, nuk është pjesë e ‘It’s my love’. Ne nuk kemi dhunuar asnjë person. Kjo bie poshtë. Për që e kemi lënë në mes të Autostradës ne e kemi lënë me dëshirën e konkurrentit. Është frtuar dy tri herë nga unë hajde nisemi, hajde nisemi. Ai më ka thënë jo nuk hyp në makinën e ‘It’s my love’ dhe ne momentin që nuk hyp në makinë del nga çdo kompetence e ‘It’s my love’”, ka thënë Kika.

Arsyeja e konflikti sipas Kikës është një xhirim që Pllana u kishte bërë vajzave gjatë kohës kur ato ishin fjetur.

“Ai ka xhiruar vajzat duke fjetur dhe në kuadër të kësaj ai ka bërë shantazh të ekipa që unë kam xhirimet e vajzave duke fjetur dhe që sipas tij ka pasur marrëdhënie midis njerëzve aty. Këto janë akuza të pabaza.

Më tutje Kika deklaroi se rasti ndaj Pllanës është denoncuar edhe në Policinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat