Pas ndërprerjes së shtatzënisë, Chrissy Teigen thotë se ndjen shkelmime në bark

Mediale Vip

Pas ndërprerjes së shtatzënisë, Chrissy Teigen thotë se ndjen shkelmime në bark

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 19:13
Chrissy Teigen

Chrissy Teigen vazhdon të ndajë ndjenjat e saj me ndjekësit, që pas humbjes së djalit të saj Jack.

Më 30 shtator, modelja njoftoi se shtatzënia e saj u ndërpre, duke shtuar se ajo dhe bashkëshorti i saj, John Legend, planifikuan ta quanin djalin e tyre Jack. Çifti janë gjithashtu prindër të vajzës Luna Simone, 4 vjeç dhe djalit Miles Theodore, 2 vjeç.

Të mërkurën, Teigen shkroi në Twitter se ajo ndihej e mërzitur, pasi ishte java kur Jack do të vinte në jetë. Ajo rrëfeu mes të tjerash se ndjen goditje në bark, si shkelmimet e një fëmije.

"Unë me të vërtetë ndiej goditje në bark, por nuk është fantazmë. Kam një ndërhyrje kirurgjikale për endometriozë nesër... por këtë periudhë po ndjej goditje si shkelmime fëmijësh.”

Krahas një videoje të barkut të saj që shfaqet duke lëvizur paksa, ajo shkruan:

"Shikojeni këtë. Po pretendoj se është ai duke më përshëndetur - nuk ndalet kurrë".

Teigen ka qenë e hapur në lidhje ndenjat e saj nga humbja tronditëse e shtatzënisë. Në nëntor, ajo tha se ishte në një "gropë depresioni e hidhërimi". Gjithashtu në nëntor, Teigen dhe Legend thanë për PEOPLE se janë munduar të gjejnë pak dritë në fund të tunelit.

Ndërsa në dhjetor, Teigen ndau një foto të saj në Instagram, ku tregoi barkun e saj të fryrë, edhe pse nuk është më shtatzënë.

"Kjo jam unë dhe trupi im. Edhe pse nuk jam më shtatzënë, çdo shikim në pasqyrë më kujton se çfarë mund të ketë qenë," shkroi Teigen. "Dhe nuk kam ide pse e kam ende këtë bark, sinqerisht. Është zhgënjyese".

Ajo rrëfeu se i dhemb fakti që nuk do të jetë më shtatzënë, por është me fat që ka dy fëmijët e saj të vegjël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat