Gigi Hadid zbulon pse nuk poston foto të portretit të vajzës

Mediale Vip

Gigi Hadid zbulon pse nuk poston foto të portretit të vajzës

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 06:39
Gigi Hadid

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në shtator të vitit të shkuar. Çifti i famshëm u bekuan me një vajzë, e cila erdhi në jetë në fermën e familjes Hadid. Së fundmi Gigi ka dhënë një intervistë të gjatë për “Vogue” ku ka rrëfyer si shkoi lindja për të dhe gjithçka që nuk kemi ditur deri më sot.

Gigi ka treguar se në procesin e lindjes ka qenë e pranishme nëna e saj, motra, një mami dhe një asistente. Ajo e ka përshkruar këtë eksperiencë si një çmenduri e vërtetë dhe ka shpjeguar me detaje se si erdhi në jetë e vogla.

Ndërkohë për muaj të tërë ajo e mbajti të fshehtë emrin e vajzës, ndërsa portretin e saj nuk e ka zbuluar ende. Gigi ka treguar se ajo ka marrë disa këshilla të vlefshme nga mikesha e saj, Blake Lively, dhe se është frymëzuar shumë nga mënyra se si ajo ka rritur tre fëmijët me Ryan Reynolds.

“Unë kam miq që janë figura publike dhe kështu kanë vepruar dhe unë shikoj se fëmijët e tyre rriten në një mënyrë tjetër”, ka thënë Gigi.

Blake dhe Ryan nuk kanë publikuar kurrë foto të fëmijëve të tyre dhe janë shfaqur shumë rrallë nëpër evente me ta. Gigi është shprehur se ndan të njëjtin mendim me partnerin e saj, Zayn Malik, për sa i përket mbrojtjes së privatësisë për vajzën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat