Dafina Zeqiri: Nuk është turp të shkosh te psikologu, as të flasësh për ankth e depresion

Mediale Vip

Dafina Zeqiri: Nuk është turp të shkosh te psikologu, as të flasësh për ankth e depresion

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 14:44
Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është treguar gjithmonë shumë e hapur me publikun.

Ajo ka folur hapur edhe për problemet me shëndetin mental, e që sot të tilla probleme janë të pranishme te shumë njerëz.

Këngëtarja e shumë hiteve ka shfrytëzuar ndikimin e saj në rrjetet sociale, për t’iu bërë thirrje fansave të saj që të mos e shmangin kujdesin ndaj shëndetit mental.

Ajo së fundmi përmes një statusi në Twitter, të cilin më vonë e ka shpërndarë edhe në InstaStory, ka shkruar se si shkuarja te psikologu nuk është turp, dhe se njerëzia duhet ta hedhin poshtë këtë stigmë.

“Nuk është ‘trup’ me shkua të psikologu. Nuk është ‘turp’ me fol për ankth e depresion! Nuk është ‘turp’ me qenë vetvetja dhe mos me ra në provokim të njerëzve të cilët nuk të respektojnë për atë që je! Nuk është ‘turp’ me thonë NUK DUA! Dhe mu shpreh në qoftë se dikush t’ka keqpërdor”, ka shkruar ndër të tjerash Dafina.

Më pas ajo publikoi edhe dy statuse të tjera në të cilët ka përdorur të njëjtin hashtag (#Duro), duke lënë të kuptohet kështu se është duke përgatitur diçka të re për fansat, e që ka të bëjë me ndërgjegjësimin rreth shëndetit mendor.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat