Getinjo mohon të ketë ndonjë marrëdhënie me Megi Pojanin

Mediale Vip

Getinjo mohon të ketë ndonjë marrëdhënie me Megi Pojanin

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 16:08
Getinjo dhe Megi Pojani

Rep-artisti i njohur, Getinjo së bashku modelen Megi Pojani, kanë pasur raporte të mirë mes vete kohëve të fundit.

Edhe më shumë kjo është vënë në pah në emisionin “Shiko Kush Luan”, ku iu kërkua atyre të flirtonin me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, fansat ende janë të interesuar të dinë më shumë rreth dyshes, derisa ngacmimet për tyre në rrjete sociale ende vazhdojnë.

Image

Në një postim në Instagram, Getinjo u ka ofruar fansave që të pyesin, ndërsa ai do të përgjigjej nëse është e vërtetë apo false.

Njëri prej komentuesve ishte I interesuar të dijë nëse reperi ka kryer marrëdhënie intime me modelen.

“Nuk kam bërë”, ka qenë përgjigjja e reperit.

Ndërkaq, vlen të përmendet se ai do të sjellë në treg këngën e re, në bashkëpunim me Stresin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat