Robert Aliaj ka një përgjigje për pyetjen e të gjithë publikut

Mediale Vip

Robert Aliaj ka një përgjigje për pyetjen e të gjithë publikut

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 06:43
Robert Aliaj

“Pse audiencat tërhiqen nga telerealitetet?” Kjo ëhstë pyetja e të gjithëve që analisti i “Love Story” ka zgjedhur t’i japë një përgjigje të gjatë dhe të argumentuar. Në një video sqaruese, përmes së cilës Roberti u kthen përgjigje të gjithë miqve të tij virtualë, jep argumente pse i gjithë publiku është fiksuar nga spektakle të këtij lloji – ku dashuria është në qendër dhe rrotull saj, ka disa personazhe që e perceptojnë dashurinë sipas mënyrës së tyre. Ja çfarë thotë Roberti në analizën e tij.

Në përgjigje të kuriozitetit të të gjithë fansave të mi, të “Love Story” gjithashtu, por edhe të ndonjë reality tjetër Tv show që kërkon përgjigje rreth këtyre lloj situatave që ndërtohen në këto lloj spektaklesh.

Ka diçka shumë, shumë hipnotike që i bën t’i ndjekësh këto lloj spektaklesh, takimesh, dating show. Nuk më habit fare fakti pse ju filloni të shikoni një episod të “Love Story” dhe pastaj thitheni brenda, rrëmbeheni nga ngjarjet që zhvillohen aty dhe shikoni gjithë sezonin. Pastaj, ju normalisht do të bini në grackën e situatave që ndodhin aty; kush do eliminohet, kush do dashurohet, kush do përplaset, çfarë do ndodhë, çfarë do thotë Roberti dhe të gjitha këto situata që, në fakt, janë përbërës të emisionit. Në veçanti, në këtë lloj spektakli ka diçka që na bën kuriozë dhe jemi të tërhequr nga këta njerëz që duan të ndjekin ëndrrat e tyre të dashurisë duke braktisur çdo lloj paragjykimi dhe, në fakt, që gjejnë kurajë për ta ndarë këtë eksperiencë publikisht nëpër televizione. Këto janë gjëra që nuk ndodhin vetëm në Shqipëri. Kjo është një mundësi, ku unë vetë kam shpresuar që audienca do ta shijonte adhurimin, finesën, obsesionin dhe pasionin me gjithë shkëlqimin e tyre, por, besoni, nuk është kaq e thjeshtë. Kjo do varej nga një dozë e konsiderueshme nga perceptimi që ka secili nga ne mbi dashurinë – një emocion mjaft subjektiv dhe i paqartë. Kur i pyes vajzat “A mund të dashurohesh me të vërtetë?”, unë menjëherë mendoj këtë mënyrën se si shumica e njerëzve e përcakton veten në raport me dashurinë.

Dashuria në këto lloj tele reality është bërë një gjë kaq e zakonshme, sa ç’po ndodh akoma edhe në spektakle të tjera, të cilat nuk bazohen fare në romancë. Është shumë normale që në këto lloj spektaklesh provokohet një lloj dinamike shumë interesante ku dikush vihet në piedestal, kështu që ndoshta kjo i bën edhe vajzat që ky djalë të duket akoma edhe më tërheqës. Tek “Love Story” dhe “Përputhen”, që janë dy emisione konkurrente, është prodhuar kjo pjesa sa i përket “fair share” të marrëdhënieve. Unë mendoj se kjo nuk duhet t’ju surprizojë, përkundrazi.

Po të izolohen individë me nivel intelektual pak a shumë të barabartë, në mënyrë që të shkëputen nga pjesa tjetër e shoqërisë, duhet të jeni të sigurt që do të ndodhë diçka midis këtyre njerëzve. Vajzat që kanë në kokë vetëm këtë gjë për të menduar dhe fiksohen pas këtij personi, i bën ato që ta duan këtë person akoma edhe më shumë.

Por ajo që do të surprizonte në të vërtetë është kur këto marrëdhënie, të krijuara në situata artificiale, të izoluara ose kolektive, në jetën reale bëhen realitet, krijojnë familje dhe zgjasin. Në këto raste, unë do të thoja vërtet që këto çifte e kanë gjetur dashurinë në një vend krejtësisht të pashpresë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat