Khloe detyrohet ta pranojë se True është një kopje e të atit!

Mediale Vip

Khloe detyrohet ta pranojë se True është një kopje e të atit!

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 15:57
Tristan Thompson, True, Khloe

Vajza e Khloe kardashian dhe Tristan Thompson rritet dita-ditës dhe tashmë të gjithë kanë filluar ta kuptojnë se ajo është një kopje në miniaturë e të atit. Khloe ka publikuar në Instagram një galeri fotosh dhe të gjithë fansat e saj i kanë vënë në dukje faktin se e vogla ngjan shumë me basketbollistin.

“Ajo ka gjithë fytyrën e Tristan! Sa e ëmbël”, ka komentuar dikush.

“Gjithë fytyrën!! LOL ç’kemiiii… ku jam unë këtu hehehe”, i është përgjigjur ylli i “KUWTK” ndjekësit me shaka. Ndërsa një tjetër e ka quajtur True një “Tristan të vogël” dhe Khloe ka rënë dakord. “Është me të vërtetë! Është shumë gallatë”, i është kthyer ajo.

Ndërsa një tjetër për “t’i bërë qejfin” Khloe-s i ka komentuar se gjithsesi ajo dhe True duken si binjake.

“Oh Zot në ëndrrat e mia. Është OK, unë e kam pranuar plotësisht faktin se ajo dhe babai i saj ngjajnë shumë”, është përgjigjur Kardashian.

Khloe dhe Tristan kanë krijuar një marrëdhënie shumë të fortë me njëri-tjetrin pas rikthimit në verën e kaluar dhe izolimin me vajzën e tyre gjatë pandemisë.

“Muajt e fundit Tristan i ka treguar Khloes se ai ka ndryshuar. Ai është një baba dhe partner i mrekullueshëm”, ka thënë një burim pranë tyre për “People”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat