Pas tradhtisë, Tristan bën të pamundurën të fitojë besimin e Khloe-s

Mediale Vip

Pas tradhtisë, Tristan bën të pamundurën të fitojë besimin e Khloe-s

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:37
Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian

Tradhtia e Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian ka qenë një nga lajmet më të bujshme dy vite më parë megjithatë të dy e kanë hedhur pas krahëve dhe janë ribashkuar. Burime pranë çiftit tregojnë se Tristan po bën të pamundurën për ta rifituar plotësisht besimin e Khloes.

“Tristan po stërmundohet për t’i provuar Khloes se ai është besnik ndaj saj. Është bërë i fiksuar kur vjen pun ate komunikimi me të dhe vajzën e tyre. Ai u dërgon lule, tollumbaca, mesazhe dhe telefonata pafund”-tha burimi.

Khloe dhe vajza e saj ndodhen në Kalifornia ndërsa Tristan në Boston për shkak të punës. Edhe pse larg, ai nuk ka shpëtuar marrëdhëniet me Khloen dhe duket se po funksionon.

Tradhtia e Tristan ndaj Khloes ndodhi në prill të vitit 2018, kur basketbollisti u kap duke puthur Jordyn Woods, mikeshën e ngushtë të Kylie Jenner, motra e Khloe-s.

Në fund të vitit 2019, Khloe dhe Tristian i rregulluan marrëdhëniet dhe në vitin 2020 u lidhën sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat