“Dhimbje shpatullash e pak temperaturë”, moderatorja e njohur rezulton pozitive me Covid: Më uroni fat

Mediale Vip

“Dhimbje shpatullash e pak temperaturë”, moderatorja e njohur rezulton pozitive me Covid: Më uroni fat

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 18:52
Jonida Shehu

Moderatorja e njohur, Jonida Shehu, ka zbuluar ditën e sotme se ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jonida shprehet se nuk do të shfaqet në ekran në ditët në vijim, pikërisht se është e infektuar me koronavirus.

Shehu gjithashtu vendosi që të tregonte edhe simptomat, duke thënë se fillimisht kishte dhimbje shpatullash e shpine, ndërsa sot ka dhimbje koke e pak temperaturë.

Në të njëjtën kohë, moderatorja e njohur u kërkoi ndjekësve e miqve të saj që “t’i urojnë fat” gjatë kësaj periudhe.

Postimi i plotë:

Sot rezultova Pozitiv për Sars Cov 2.

Nisi si një dhimbje shpatullash dhe shpine, sot kaloi si dhimbje koke dhe pak temperature.

Nuk do te jem ne ekran, as ne televizion ditët në vazhdim.

Po nis edhe unë karantinën 2 javore, me uroni fat ?.

Love you all.

Shihemi shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat