Belen Rodriguez konfirmon shtatzëninë: Jam në muajin e pestë

Mediale Vip

Belen Rodriguez konfirmon shtatzëninë: Jam në muajin e pestë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 20:19
Belen Rodriguez

Belen Rodrigues ka konfirmuar shtatzëninë duke u shfaqur në kopertinën e revistës ‘Chi’. “Kam hyrë në muajin e pestë të shtatzënisë”, ka zbuluar ajo.

Në kopertinën e revistës javore ajo u shfaq bashkë me partnerin e saj Antonino Spinalbese, një stilues flokësh që Belen e njohu para 8 muajsh. “Ishte dashuri me shikim të parë. Sapo e pash mendova që është shumë i bukur dhe ja thash këtë”, ka rrëfyer më tej showgirl-i.

Puthjen e parë Belen e mori pak ditë pas njohjes me të dhe e kujton atë moment si më të sikletshmin, duke theksuar se ndihej si gjimnaziste. Ndërkohë ajo tregon se është shumë e lumtur që ka zgjedhur një njeri të thjeshtë si partnerin e saj. “Nuk ka rëndësi fare fakti që ai fiton më pak para se unë”, ka thënë ajo.

Edhe pse vendimin për t’u bërë prindër e morën 4 muaj pas njohjes për asnjërin prej të dyve ky nuk është problem. “Realiteti është që unë kam fëmijë me burra të ndryshëm, por ky nuk është problem. Jam e lumtur. Pas dështimit me martesën time më në fund gjeta fuqinë të jetoj sërish”, e mbyll rrëfimin Rodriguez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat