Labi thotë se pas zgjedhjeve vendi do mbyllet me masa të rrepta

Mediale Vip

Labi thotë se pas zgjedhjeve vendi do mbyllet me masa të rrepta

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 22:09
Labinot Tahiri

Këngëtari sërish ka komentuar grumbullimin e njerëzve në fushata zgjedhore.

Përmes një postimi, Labi ka shprehur pakënaqësitë e tij dhe në të njëjtën kohë  ka bërë një parashikim lidhur me situatën e Covid-19.

Këngëtari ka shkruar se politikanët po i thyejnë rregullat dhe nuk është e drejtë t’i thyejnë rregullat dhe pastaj vetë t’i bëjnë.

Përveç tjerash, Labi ka shtuar se vendi do të izolohet pas datës 14 shkurt.

“Mbas datës 14 shkurt do të na mbyllin me masa të shtuara. Nëse thërrasim protesta do të shohim se a do të dilni apo do të rrini në shtëpi siç e kem zakon me paragjyku”, ka shkruar ndër të tjera Labi.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat