Jennifer Lopez i pret flokët fare shkurt dhe na hapi punë!

Mediale Vip

Jennifer Lopez i pret flokët fare shkurt dhe na hapi punë!

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 09:53
Jennifer Lopez

Me siguri keni lexuar shumë artikuj kohët e fundit mbi trendet e flokëve, që nga modelet tek ngjyrat, por J.Lo sapo i hodhi poshtë të gjitha.

Këngëtarja ka pozuar për kopertinën e revistës “Allure”, me flokët e prera fare shkurt.

Me një makeup të lehtë, vëth të mëdhenj e flokët e lagur, Lopez duket si gjithmonë shumë seksi, por i ka hapur punë të gjithë vajzave që mendonin të rrisnin flokët a të ndiqnin trendet e fundit.

Sepse të gjithë e dimë, që kur J.Lo bën diçka, të gjithë të tjerët e ndjekin nga pas derisa kthehet në një trend.

Kështu që mos u çudisni, kur të shohim flokë të prera kaq shkurt në ditët në vazhdim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat