E veshur tërësisht në të bardha, Gigi Hadid shfaqet në top-formë në fotosesionin e ri

Mediale Vip

E veshur tërësisht në të bardha, Gigi Hadid shfaqet në top-formë në fotosesionin e ri

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 16:04
Gigi Hadid

Gigi duket për mrekulli në paraqitjen e fundit.

Gigi Hadid është emër shumë aktiv në rrjete sociale ditët e fundit, teksa ndan pjesë nga puna e saj si modele.

Në fotografitë e fundit, ajo zbuloi pak nga fotosesioni që e realizoi për “Maybelline”, teksa shfaqet e veshur në të bardha duke pozuar në një dritare.

“Kthehem tek mëngjeset e hershme në Nju Jork”, ka shkruar ndër të tjera Gigi, ndërsa pranoi komente të shumta nga ndjekësit.

Gigi Hadid dhe partneri i saj Zayn Malik vitin e kaluar u bënë prindër për herë të parë, modelja solli në jetë një vajzë që e pagëzoi Khai. 

Pak kohë pas lindjes së vajzës, Gigi vendosi menjëherë t’i kthehet punës, teksa ka realizuar fotosesione të ndryshme për brende e revista të njohura. 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat