Michelle Obamën nuk e kemi parë kurrë kaq fëminore

Mediale Vip

Michelle Obamën nuk e kemi parë kurrë kaq fëminore

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 16:09
Michelle Obama

Michelle Obama do ndajë me të gjithë botën anën e saj më fëminore

Prej 16 marsit ish- zonja e parë e SHBA-së do jetë pjesë e show-t “Waffles + Mochi” që do nisë transmetimin në Netflix.

Ky është një realizim televiziv shumë familjar që në qendër do ketë dy kukulla pellushi që gatuajnë dhe tregojnë ushqime nga e gjithë bota.

Michelle do të jetë zonja që zotëron supermarketin dhe do ndihmojë miqtë e ngushtë të gatuajnë.

Obama tregoi me një status në ‘Twitter’ se është shumë e lumtur për këtë projekt të ri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat