Për të gjithë ata që nuk besuan se vajza e saj mund të pikturojë si Picasso, Kim ka dy fjalë

Mediale Vip

Për të gjithë ata që nuk besuan se vajza e saj mund të pikturojë si Picasso, Kim ka dy fjalë

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 06:52
Kim Kardashian dhe North

Kim është prej vitesh një nga vajzat më të komentuara në media e lajme të shumta mbi veten, jetën e saj personale apo lidhjet me personazhe të njohur, nuk i ka dhënë rëndësi. Por kur vjen puna tek fëmijët, Kim nuk mban më.

Së fundmi biznesmenia publikoi një foto ku tregonte talentin në pikturë të vajzës së saj North, mirëpo u diskutua shumë në rrjete sociale nëse vërtet vogëlushja ishte kaq e talentuar.

Kritikave e komenteve, Kimi iu përgjigj me një postim të cilin e nisi: “Mos luani me mua kur vjen puna tek fëmijët e mi!”

“Vajza ime dhe shoqja e saj e ngushtë kanë bërë kurs pikture dhe talenti e kreativiteti i tyre është zhvilluar. North ka punuar shumë për pikturën e saj që i mori disa javë për ta përfunduar. Si një nënë krenare, doja ta publikoja me të gjithë punën e saj. Po shoh komente në rrjete sociale nga të rritur që vënë në dyshim nëse fëmija im e pikturoi këtë! Si guxoni ju të akuzoni një fëmijë që bën gjëra të mrekullueshme?! Ju lutem mjaft turpëruat veten me negativitet dhe lejoni fëmijët të japin më të mirën e tyre! North West e pikturoi këtë dhe pikë!”-shkruan Kim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat