Partnerja e Shpat Kasapit flet për lidhjen e ngushtë me vjehrrën: Jemi si dy shoqe

Mediale Vip

Partnerja e Shpat Kasapit flet për lidhjen e ngushtë me vjehrrën: Jemi si dy shoqe

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 15:29
Shpat Kasapi, Selvija, nena

Shpat Kasapi ishte i ftuar për herë të parë në një intervistë me partneren e tij, Selvijen në emisionin “Roped With Olsi”. Çifti treguan detaje të shumta nga lidhja e tyre, që nga njohja e deri tek planet për fëmijë.

Selvija rrëfeu se me Shpatin është njohur për herë të parë kur Shpati e mori si grimiere për një nga videoklipit e tij dhe pas atij takimi lindi një miqësi mes tyre, që më vonë u shndërrua në dashuri.

Gjithashtu ajo foli edhe për marrëdhënien që ka me nënën e Shpatit. Selvija tha se vjehrrën e ka si shoqe të ngushtë dhe se ajo e ka ndihmuar shumë në lidhjen me këngëtarin.

“Nëna e Shpatit për mua është një shoqe shumë e ngushtë edhe një mbështetëse shumë e madhe. Dhe e them publikisht se pa atë nuk do të kisha arritur këtu jam. Më ka ndihmuar shumë në çdo aspekt me Shpatin”, tregoi Selvija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat