Modelja italiane publikon tjetër video në shoqëri të Robert Berishës

Mediale Vip

Modelja italiane publikon tjetër video në shoqëri të Robert Berishës

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 16:06
Maria Bove dhe Robert Berisha

Maria Bove nuk i ndahet për asnjë moment Robertit.

Ditët e fundit, Robert Berisha mori vëmendjen teksa u shfaq në momente intime me Maria Bove.

Në një video, këngëtari shihet duke i dhuruar puthje pasionante modeles italiane, duke konfirmuar se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri.

Videoja është bërë virale në rrjete sociale, ndërsa dyshja vazhduan të sjellin të tjera pamje në rrjete sociale.

Së fundi, ishte Bove ajo që publikoi një video ku shfaqet në ashensor bashkë me Robertin, duke treguar se po kalojnë kohë të mirë në shoqëri të njëri-tjetrit.

Kujtojmë se Robert Berisha ishte i martuar me Nora Istrefin, pas ndarjes nga ajo u përfol për një romancë me Jessica Kadiun. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat