Oriola Marashi ka marrëdhënie të shkëlqyer me kunatin dhe ja ku i keni provat!

Mediale Vip

Oriola Marashi ka marrëdhënie të shkëlqyer me kunatin dhe ja ku i keni provat!

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 17:57
Oriola Marashi, Eros Grezda

Prej disa kohësh, modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë.

Ata janë parë kudo së bashku, madje nuk i kursejnë as momentet e ëmbla me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Madje, thuhet se ata po bashkëjetojnë dhe nuk ngurrojnë të ndajnë me ndjekësit momente të përditshmërisë së tyre në rrjete sociale.

Oriola gatuan shpesh për partnerin dhe ai duket se i dashuron gatimet e saj. Mirëpo, e dini kush e ndihmon herë pas here Oriolën të gatuajë? Pikërisht kunati i saj, vëllai i Erosit.

Duket se dyshja ka një marrëdhënie të shkëlqyer dhe janë bërë shokë shumë të mirë.

Në InstaStory, Oriola ka ndarë vaktin e ditës dhe tregon se për të ka bashkëpunuar me Oliksin, të cilin e ka etiketuar dhe ka vendosur emojin e një shtrëngimi duarsh.

Epo, Erosi duket të ndihet kaq i llastuar kur gatuajnë për të dy personat më të afërt!

Oriola dhe Erosi janë kokë e këmbë të dashuruar dhe po e shijojnë në maksimum kohën së bashku, madje lidhja ka shkuar në një tjetër stad dhe është bërë tashmë goxha serioze.

Lart e poshtë kanë qarkulluar lajmet se pandemia Covid-19 pengoi planet e tyre për fejesë, pasi Oriola tashmë do t’i kishte thënë “Po” Erosit.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat