Herën e kaluar ishte me Vjosa Osmanin, ja kënd do ta mbështet në këto zgjedhje Adelina Ismaili

Mediale Vip

Herën e kaluar ishte me Vjosa Osmanin, ja kënd do ta mbështet në këto zgjedhje Adelina Ismaili

Nga: P.R Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 19:35
Adelina Ismaili

Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili, e cila njihet si njëra ndër mbështetëset më të mëdha t  ish presidentit, Ibrahim Rugova dhe LDK-së, në zgjedhjet e kaluara e kishte mbështetur Vjosa Osmanin, e cila atëherë synonte pozitën e kryeministrit si kandidate e LDK-së.

Por tashmë kur Vjosa Osmani do të kandidojë në listën e Vetëvendosjes, Adelina Ismaili do ta mbështesë dikë tjetër.

Ajo ka vendosur që përsëri t’i qëndrojë besnike LDK-së, dhe ta përkrah kandidaten për deputete Marigona Gecit, e cila është vajza e Gani Gecit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook vet Gani Geci.

“Adelina Ismajli  artistja më e fuqishme që gjithmonë kanë  mbështet presidentin Rugova i japi mbështetje të parezervë Marigona Gecit ️ Femra e vetme që do ta mbështesim në politikë dhe në këto zgjedhje është Marigona Geci”, ka shkruar Gani Geci, përcjellë “Bota sot”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat