U tha se ‘pranoi’ lidhjen me Andin, Melisa thyen heshtjen pas bisedave që ‘trazuan’ rrjetin

Mediale Vip

U tha se ‘pranoi’ lidhjen me Andin, Melisa thyen heshtjen pas bisedave që ‘trazuan’ rrjetin

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 18:30
Melisa Lleshi

Melisa ka mohuar sërish lidhjen me Andin.

Melisa ka pak ditë që është larguar nga “Përputhen” dhe ende vazhdon të përflitet për një lidhje të mundshme me Andin.

Ajo tha se po largohet për shkak të presionit që po i bëhej rreth ngjarjeve të fundit dhe se nuk e pa veten të përputhur me asnjërin nga djemtë.

Madje, së fundi kanë qarkulluar disa biseda, në të cilat pretendohet se Melisa në një mënyrë e konfirmoi lidhjen me Andin.

Në bisedë, pretendohet se Melisa i kishte thënë personit me të cilin bisedonte “Do s’do një ditë do merret vesh”.

Megjithatë, pas gjithë kësaj zhurme reagoi Melisa, e cila thotë se biseda është e montuar dhe se Andin e ka vetëm mik.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat