Meri apo Generda, kush përfundon me Saimirin? Xhesi habit me përgjigjen e saj

Mediale Vip

Meri apo Generda, kush përfundon me Saimirin? Xhesi habit me përgjigjen e saj

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 20:03
Xhesi

Konkurrentja e Love Story, Xhesi Peraj, ka rrëfyer së fundmi pak më shumë nga jeta e saj private.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, bukuroshja nga Shkodra ka folur edhe për eksperiencën e saj në këtë romancë live, teksa ka prekur edhe temën e konkurrencës.

Je xheloze?

Xhelozia ekziston kur e do një person. Unë jam një person që nuk di të dua pak, ose nuk të dua fare ose të dua shumë. Nuk jam mbytëse sepse më ka ikur ajo mosha e paranojave dhe xhelozive të sëmura sepse kjo ndodh kur ke disa komplekse me veten. Jam xheloze me karar.

Je e realizuar vetë ti?

Nga ana e karrierës po, jam e pavarur, ia dal vetë. Unë jam gati për hapin më tepër. Unë mendoj se Saimiri është personi i duhur për ta njohur. Shoh ca baza të shëndetshme. Për më tepër i duhet lënë kohës.

Nëse nuk do jesh ti zgjedhja e tij, me cilën mendon se do të përfundonte Saimiri, me Merin apo Generdën?

Është një pyetje shumë e vështirë, sepse Meri dhe Generda janë shumë të ndryshme. Ne kërkojmë tek partneri atë që mund të na plotësojë. Se çfarë e plotëson Saimirin, i di ai. Unë mendoj që ka nevojë të plotësohet nga vetitë e mia.

Ndihet konkurrenca tani?

Pa dyshim që po. Nuk dua ta quaj të tillë sepse nuk është konkurrencë por se çfarë i përshtatet më shumë zemrës së tij. Dua që të jem zgjedhja e tij në rast se ai realisht e ndjen dhe sheh diçka tek unë që mund të na bëjë të vazhdojmë së bashku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat