Bebe Rexha zbulon se në albumin e ri do të ketë këngë 'depresive'

Mediale Vip

Bebe Rexha zbulon se në albumin e ri do të ketë këngë 'depresive'

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 23:02
Bebe Rexha

Këngëtarja me  famë botërore, Bebe Rexha,  po përfundon albumin e saj të radhës.

Albumi i saj i parë “Expectations” ishte mjaft i suksesshmëm dhe tani ajo është gati për të sjellë një tjetër album, të cilin, duket, se fansat po e presin me padurim.

Bebe Rexha, në një sërë statusesh të bëra në rrjetin social Twitter, ka pohuar se albumi i saj i ri do të jetë i errët me  tekste këngësh, që flasin për vuajtjen, tradhtinë dhe depresionin në përgjithësi.

Një nga fansat nuk duroi dhe e pyeti se cila do të jetë ngjyra e albumit, dhe Bebe ju përgjigj “e zezë”.

Ndërkohë një tjetër, e pyeti nëse këngët e reja të albumit kishin ngjashmëri me super hitin e saj “I’m a mess”, që cilësohet si një himn i personave që vuajnë nga shëndeti mendor, Rexha e pohoi një gjë të tillë.

“Po, shumë nga këngët janë super të errëta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat