Shtypi turk shkruan për Morena Tarakun: Nga Stambolli synon të lidhet me botën dhe të depërtojë në tregun botëror

Mediale Vip

Shtypi turk shkruan për Morena Tarakun: Nga Stambolli synon të lidhet me botën dhe të depërtojë në tregun botëror

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 14:35
Morena Taraku

Gazetat turke kanë shkruar për Morena Tarakun.

Këngëtarja shqiptare Morena Taraku ka vite që po jeton dhe vepron në Turqi, ndërsa kohë pas kohe vjen për vizitë në Kosovë.

Ajo njihet për jetën luksoze që bën, e të cilën e tregon edhe përmes rrjeteve sociale në fotografitë e shumta që i publikon.

Mediet turke kanë shkruar për Morenën, ku theksohet rrugëtimi i saj i ri në muzikë dhe synimi për të sjellë një këngë në turqisht.

“Morena Taraku pohon se do të hapet me botën nëpërmjet Stambollit. Ajo e konsideron Stambollin si derë për të depërtuar në tregun botëror. Së shpejti do të publikojë këngën e saj në turqisht për fansat e saj turq”, shkruan një prej gazetave turke.

Ndërsa një tjetër e përditshme turke artikullin për Morenën e titulloi “Nga Stambolli, do të lidhem me botën”

Morena jeton në një prej lagjeve më të shtrenjta në Turqi, ajo së fundi ka sjellë një duet me Feron, ndërsa është duke punuar rreth këngëve të reja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat