Konkurrenti i Përputhen befason Jasminën në prag të Shën Valentinit

Mediale Vip

Konkurrenti i Përputhen befason Jasminën në prag të Shën Valentinit

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 19:45
Jasmina Kadiu

Dy ditë më parë një konkurrent i ri erdhi në Përputhen. Ai quhet Ervis Kurti, është 31 vjeç, me origjinë nga Dibra dhe jeton në Tiranë. Ervisi shprehu pëlqimin e tij për dy nga vajzat e programit, për Anën dhe Jasminën.

“Vajzat i kam parë, por duke u nisur nga pjesa e pëlqimin fizik dhe nga tipi, komunikimi, sjellja, aq sa kam pasur mundësi t’i ndjek, jam në dy zgjedhje. Ana, përtej faktit që është shumë e mirë fizikisht, më pëlqen dhe mënyra si komunikon, si është në debate dhe diskutime të ndryshme. Zgjedhja e dytë është Jasmina. Gjithashtu është shumë simpatike, është shumë e prerë”, tha ai.

Së fundmi, Ervisi ka bërë një gjest shumë romantik për njërën nga këto dy vajza: për Jasminën. Ai i ka dhuruar një çokollatë dhe një trëndafil të kuq në prag të Shën Valentinit.

Jasmina ka publikuar një video në Instastory, duke etiketuar konkurrentin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat