Nëna e Rita Orës pranon se do të kopjojë veshjen elegante të vajzës së saj

Mediale Vip

Nëna e Rita Orës pranon se do të kopjojë veshjen elegante të vajzës së saj

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 21:59
Rita Ora me nënën

Vera Ora bëri një postim ku komplimentoi veshjen e vajzës së saj.

Këtë të shtunë përfundon spektakli i njohur “The Masked Singer” dhe një nga personazhet e maskuar që do të kurorëzohet kampion.

Përpara shfaqjes, Rita Ora zbuloi se çfarë do të veshë për paraqitjen e saj të fundit si gjyqtare në programin e të kënduarit në një seri fotografish të realizuara në prapaskenë.

Këngëtarja 30 vjeçare, ishte veshur me një fustan të zi, i cili nxirrte në pah figurën e saj mahnitëse trupore, Rita i shtoi shkëlqim të mëtejshëm pamjes së saj me një përzgjedhje të gjerdanëve dhe byzylykëve prej ari.

Kurse duket se kjo paraqitje i ka bërë përshtypje aq shumë nënës së Ritës sa që ajo publikisht tha se do ta kopjojë të gjithë dukjen e saj.

“Definitivisht se do ta kopjoj të gjithë dukjen”, shkroi Vera Ora në mbishkrimin e fotografisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat