Khloe Kardashian merr dhurata nga Tristan Thompson për Shën Valentin

Mediale Vip

Khloe Kardashian merr dhurata nga Tristan Thompson për Shën Valentin

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 17:06
Khloe Kardashian

Khloe Kardashian ka pranuar dhurata nga ish-partneri.

Basketbollisti i njohur Tristan Thompson ka vendosur që të surprizojë të nënën e vajzës së tij, Khloe Kardashian.

Ylli i Keeping Up With The Kardashians, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka ndarë disa imazhe të surprizës që ai i ka bërë.

Në imazhet e publikuara shihet lule të shumta dhe balona, të cilat Tristan i ka bërë për bukuroshen brune.

Po ashtu, ajo çka mori vëmendje është etiketimi që ajo i ka bërë basketbollistit, në po të njëjtat fotografi.

Kujtojmë se dyshja, që flitet se u bashkuan vitin e kaluar, ndajnë një vajzë që quhet True.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat