Vdes në moshën 64-vjeçare babai i reperes së famshme Nicki Minaj

Mediale Vip

Vdes në moshën 64-vjeçare babai i reperes së famshme Nicki Minaj

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 07:38
Robert Maraj, babai i reperes së famshme Nicki Minaj

Ka ndërruar jetë Robert Maraj, babai i reperes së famshme Nicki Minaj.

64-vjeçari u godit nga një automjet teksa po ecte në rrugë mbrëmjen e së premtes rreth orës 18:00.

Policia e Qarkut Nassau në Nju Jork tha se shoferi më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Robert u dërgua në një spital të zonës në gjendje kritike, ku nuk mundi dot të mbijetojë nga plagët e marra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat