Kledi Kadiu baba për herë të dytë: Do të vijë një gëzim i ri

Mediale Vip

Kledi Kadiu baba për herë të dytë: Do të vijë një gëzim i ri

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 10:20
Kledi Kadiu

Këtë fillim jave Kledi Kadiu e ka nisur me një lajm të bukur. Familjes së balerinit shqiptar pritet ti shtohet dhe një anëtar tjetër. 

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Kledi ka dhënë lajmin e bukur se do të bëhet baba për herë të dytë.

“Familja jonë do zmadhohet. Në gusht do vijë një gëzim i ri. Jemi jashtezakonisht të lumtur”– shkruan ai krah fotove të bukura me bashkëshorten e tij, Charlote.

Çifti janë prindër të vogëlushes Lea e cila ka mbushur 5 vjeç.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat