Saimiri zgjedh dy finalistet, kush u largua sonte nga ‘Love Story’?

Mediale Vip

Saimiri zgjedh dy finalistet, kush u largua sonte nga ‘Love Story’?

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 06:42
Saimiri

Rrugëtimi në “Love Story”, sapo u mbyll për Xhesi Perajn. Nga të gjitha zgjedhjet surprizë që Saimiri ka bërë pothuaj çdo të hënë, kjo e sotmja ishte ndoshta zgjedhja e pritshme.

Pak para se vetë Saimiri të zgjidhte dy finalistet, ishte edhe opinionistja Jerina Lalaj që deklaroi se sipas saj, dy vajzat që shkonin në finale ishin Meri dhe Generda.

Në fakt, vetë Saimiri e komentoi këtë zgjedhje jo duke u nisur nga bukuria, por nga ndjenjat e tij, të cilat, nga sa duket, për Merin dhe Generdën janë më të forta.  

Kështu, Meri dhe Generda do të jenë dy vajzat që do të “luftojnë” për Saimirin edhe për një javë derisa princi i spektaklit të dashurisë të ketë vendosur cila nga të dyja do të vijojë të jetë bashkudhëtare me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat