Hueyda na preku aty ku na dhemb të gjithëve

Mediale Vip

Hueyda na preku aty ku na dhemb të gjithëve

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 09:28
Hueyda El Saied

Hueyda El Saied është kujtuar për një nga herët që ka qenë në koncertin e artistit të saj të preferuar, Stevie Wonder.

Ne nuk dimë për çfarë të xhelozojmë më parë, për faktin që Hueyda e ka  ndjekur artistin me famë botërore nga afër, apo për mallin që kemi për kohën kur nuk kishim pandemi.

“Më mungojnë këto kohëra kur s’kishim frikë të shkonim në koncertin e këngëtarit të preferuar e të këndonim pranë të panjohurve”, ka shkruar ajo për të përmbledhur gjithë ndjesitë me pak fjalë.

Nuk e dimë për ju, por ne njësoj si Hueyda na ka marrë malli më shumë se për çdo gjë, për argëtimin mes të panjohurve, kërcimin, koncertet, festat, çdo gjë e realizuar mes shumë njerëzish. Të ngrejë dorën kush ndihet njësoj…

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat