Greta zbulon dëshirën për fëmijë me një numër në mendje, por çfarë thonë studiuesit për këtë?

Mediale Vip

Greta zbulon dëshirën për fëmijë me një numër në mendje, por çfarë thonë studiuesit për këtë?

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 09:30
Greta Koçi

Greta Koçi i është përgjigjur pyetjes së një ndjekësi për numrin e fëmijëve që do të ketë kur të martohet dhe këngëtarja ka treguar se dëshiron të ketë dy. Shumë e konsiderojnë të pasurit vetëm dy fëmijë si zgjedhjen ideale dhe në fakt ka shumë studiues dhe specialistë të marrëdhënieve brenda familjes, që e mbështesin këtë ide për disa arsye specifike.

Kur ke dy fëmijë është më e lehtë që t’i kushtosh të dyve vëmendje njëkohësisht, pa lënë hapsira që krijojnë idenë e diferencimit tek ta.

Periudha kur fëmijët janë të vegjël është padyshim më e bukura në jetën e një prindi sepse i sheh ndryshimet e tyre çdo ditë. Por nëse zgjedh të kesh më shumë se dy fëmijë këto vite do zgjasin shumë dhe përveç lumturisë që japin, janë edhe shumë të lodhshme.

Jeta është e shtrenjtë dhe nëse prindërit nuk punojnë të dy është e vështirë që të krijosh kushtet perfekte për shumë fëmijë.

Të kesh 2 fëmijë ndikon mirë edhe tek vet ata pasi luajnë bashkë gjatë gjithë kohës dhe askush nuk mbetet jashtë.

Megjithë arsyet e lartpërmendura në fund të ditës nuk ka asgjë rëndësi veç dëshirës së prindërve për familjen e tyre. Sado e madhe dhe e vogël të jetë, përsa kohë është e lumtur, gjithçka është në rregull.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat